Të qenit pa fëmijë kundër dëshirës

  • A dëshironi të keni një fëmijë?
  • A keni vështirësi të mbetni shtatzënë?
  • Si mund të merrni ndihmë në këtë situatë në Gjermani?

Shumë çifte dëshirojnë të kenë një fëmijë. Nëse pas së shumti një viti me marrëdhënie seksuale të rregullt dhe të pambrojtur nuk lind një shtatzëni, atëherë duhet të supozohet, që pjellshmëria është e kufizuar. Arsyet për këtë gjinden aq shpesh tek burri sa tek gruaja. Ato përfshinë një moshë të madhe si dhe çrregullime hormonale dhe gjenetike, infeksione e shumë të tjera.

Është e arsyeshme - sepse është pa asnjë komplikim - që njëherë kontrollohet cilësia e spermatozoideve tek burri përmes një ekzaminimi.

Ekzaminimet tek gruaja shpesh janë më të komplikuara dhe bëhen edhe me operime të vogla.

Nëse shkaku i çrregullimit të pjellshmërisë është gjetur, por në procedurën tuaj të azilit nuk keni ende sigurim shëndetësor të rregullt, atëherë kjo do të thotë për ju, që ju duhet t´i paguani vetë kostot e larta të trajtimeve të mjekësisë reproduktive. Por edhe si anëtar i një sigurimi shëndetësor do të përballeni me kosto shtesë dhe me ngarkesa financiare që duhet t´i mbani vetë.

Trajtime të mjekësisë reproduktive përfshijnë trajtime hormonale, donacione spermatozoidesh dhe "fekondim artificial" (IVF dhe ICSI).

Konsulentja / konsulenti juaj tek donum vitae ju informon për pjellshmërinë tuaj, për proceset fizike, për shanse dhe risqe të trajtimeve.

Një dëshirë e paplotësuar për një fëmijë mund të ndikojë në mënyrë shumë rënduese në jetën tuaj dhe në partneritetin tuaj.

Mbas shokimit të një diagnoze – një fëmijë e vet nuk mund të bëhet në mënyrë spontane – vjen një luftë e brendshme me rëndimet fizike dhe shpirtërore, me të shpresuarit, të priturit dhe me zhgënjime. Shpesh herë lindin konflikte në marrëdhënien si çift.

Në konsultimin tonë ne ju shoqërojmë nëpër këtë fazë të vështirë të jetës. Ne marrim kohë për biseda rreth marrjes me trishtimin, zemërimin, zilinë dhe të ndierit fajtor. Ne flasim me ju, se çfarë vlerë ka dëshira për të pasur një fëmijë në vendin tuaj të origjinës, flasim për presionin e mundshëm të familjes dhe shikojmë së bashku për alternativa të një fëmije të lindur vet.